Rrokaj flet për sfidat në arsim: Mungojnë financimet, pedagogët të keqpaguar

Shqipëria

Rrokaj flet për sfidat në arsim: Mungojnë financimet, pedagogët të keqpaguar

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:25
Shezai Rrokaj

Akademiku, Shezai Rrokaj, tha se problematikat me të cilat po përballet arsimi në ditët e sotme janë të shumta.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, ai tha se një prej sfidave është përshtatja e arsimit me trajektoren e zhvillimit kombëtar të vendit.

Shezai Rrokaj: Problematikat në arsim janë të shumta. Kanë të bëjnë me momentet që vet shoqëria shqiptare është duke kaluar. Sfidat kryesore të sotme të arsimit janë përshtatja e arsimit me trajektoren e zhvillimit kombëtar të vendit. Sfida tjetër është se arsimi nuk po mundet të krijoj një sinergji me qeverisjen qendrore dhe me qeverisjen vendore, në mënyrë që ai të krijojë perspektiva zhvillimi. Më shumë kemi të bëjmë me raste sporadike të komunikimeve mes pushtetit qendror dhe arsimit të lartë, por nuk ka një projekt të qartë se si këto institucione të shtetit t’I shërbejnë më mirë shtetit duke u bërë atraktive, po kjo është dobësi e vet arsimit të lartë.

Ndër të tjera ai tha se në arsim mungon financimi, ndërsa shtoi se pedagogët dhe mësuesit janë të keq paguar.

Shezai Rrokaj: Një problem tjetër është se ne vazhdojmë të kemi një shkollë të pabuxhetuar në masën e duhur. Pedagogët vazhdojnë të jenë të keqpaguar. Në arsimin parauniversitar kemi  një pakësim të numrit të fëmijëve nëpër shkolla. Kemi shkolla kolektive. Kemi një postim të qytetarëve për shkak të proceseve të urbanizimit të vendit nga periferia në qendër dhe ka një largim të madh të mësuesve. Ka problematika të tjera për kërkimet shkencore. Te ne kërkimi shkencor buxhetoret shumë pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat