"Ngushëllime!" Spiropali: PS nuk njeh asnjë vendim të instancave që burojnë personazhi i listës së zezë të SHBA

Shqipëria

"Ngushëllime!" Spiropali: PS nuk njeh asnjë vendim të instancave që burojnë personazhi i listës së zezë të SHBA

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

Ministrja Elisa Spiropali, gjithashtu pjesë e treshes së negociatorëve nga mazhoranca në konsultimet për Presidentin ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Në një postim në facebook ajo shkruan se "nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë.

Gjithashtu ajo kujton se Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë.

Këshilli Kombëtar i PD miratoi sot një draft-rezolutë për zgjedhjen e presidentit sipas të cilës Rithemelimi do të zgjedhë përfaqësuesit që do të negociojnë për emrin e kreut të ri të shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat