PS mbledh sot Asamblenë, në fokus edhe emri i kandidatit për president

Shqipëria

PS mbledh sot Asamblenë, në fokus edhe emri i kandidatit për president

Më: 7 maj 2022 Në ora: 08:10
Edi Rama

Ditën e sotme, 7 maj 2022 do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, një nga temat në fokus të kësaj asambleje do të jetë edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se PS është e hapur ndaj çdo emri që propozohet për të kandiduar për president, por nuk duhet të ketë ambicie të tjera politike.

Gjiknuri theksoi atë që është thënë më herët nga PS se presidenti i ri duhet të jetë i ndryshëm nga Ilir Meta. 

Gjiknuri: Partia Socialiste do ta bëjë vendin për një president më të mirë se modeli që kishim. Çdo lloj emri që do të dalë do të jetë një emër më i mirë se ata që kemi pasur herët e fundit. Forcave politike ndryshimi u vjen nga vota popullore. Rigjenerohen për të përmirësuar veten. Edi Rama nuk e ka mbaruar ciklin e tij.

Ndërkohë negociata për këtë kreun e Shtetit PS do t’i bëjë vetëm me Enkelejd Alibeajn dhe jo me grupimin e Berishës, të cilin nuk e njohin.

Ndërkohë, mësohet se të gjithë strukturat e partisë janë njohur me aktet që do të miratojë sot asambleja.

Axhenda
Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të  zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet  vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat