PS përvesh mëngët dhe nis punën për zgjedhjet vendore 2023. Gjiknuri: Do të fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive

Shqipëria

PS përvesh mëngët dhe nis punën për zgjedhjet vendore 2023. Gjiknuri: Do të fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive

Më: 7 maj 2022 Në ora: 10:17
Damian Gjiknuri

Asambleja e Partisë Socialiste nisi punët sot në orën 10:00.

PS nis përgatitjet për të fituar zgjedhjet vendore që do të jenë vitin tjetër. Pas zgjedhjes së strukturave të partisë do të kalojmë në ngritjen e strukturës së koordiantorëve elektorale.

 Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se PS do të fitojë shumicën e bashkive.

“Do të kalojmë në një proces dëgjesash dhe takimesh ku do të jetë dhe qeveria dhe ministrat kryesorë pjesë të kabinetit në çdo qark të vendit me qëllim që të testohet vërtet nevoja jo vetëm elektoratit, të dëgjohet partia por dhe elektorati i gjerë që në zgjedhjet vendore të ballafaqohemi siç duhet dhe jam e bindur që kjo parti do të fitojë pjesën dërrmuese të bashkive. Kjo punë do të nisë që sot. Kemi kohë të mjaftueshe të riorganizohemi”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat