Arrestohet autori që përplasi për vdekje një 45-vjeçar. Viktima e paidentifikuar

Shqipëria

Arrestohet autori që përplasi për vdekje një 45-vjeçar. Viktima e paidentifikuar

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:55
Foto nga aksidenti

Policias e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me mjetin e tij, një kalimtar.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në orën 01:50 të ditës së sotme.

Paraprakisht identiteti i të viktimës nuk është zbuluar akoma. Viktima është mashkull rreth moshës 45 vjeç.

Organet kompetente po punojnë për të zbuluar identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat