Olta Xhaçka takim me homologun ukrainas: Angazhimi i Shqipërisë i palëkundur

Shqipëria

Olta Xhaçka takim me homologun ukrainas: Angazhimi i Shqipërisë i palëkundur

Më: 14 maj 2022 Në ora: 20:29
Foto nga takimi

Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë takimit ministrja Xhaçka i ka shprehur homologut mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

Të dy ministrat kanë ndarë të njëjtin mendim për vendet e tyre për sa i përket perspektivës Evropiane.

Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtëme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane.

E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë  për Ukrainën.Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës. ” –shkruan Ministrja Xhaçka në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat