Berisha akuzon kryeministrin: Rama me plan kundër shqiptarëve si Çubrilloviçi

Shqipëria

Berisha akuzon kryeministrin: Rama me plan kundër shqiptarëve si Çubrilloviçi

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:51
Sali Berisha

sh-kryeministri Berisha është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike. Sa i përket gjendjes ku ndodhen shqiptarët sot, ai hoqi një paralele e me tezat e Vaso Çubrilloviçit, shovinist serb.

Sali Berisha vijoi në Fier ditën e dytë te turit të takimeve me demokratët.

Ai solli sërish në vëmendje ish-kryetarin Lulzim Basha ndërsa tha se në dëm të partisë lëshonte komunikata për të shkarkuar anëtarë të saj.

"E patë si u bëmë ne, lëshonte komunikatata. Përjashtohet ky, përjashtohej ai, shkarkohej ky, shkarkohej ai. Gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme kurse ne u ngritëm sëbashku kundër këtij arbitrariteti, ilegjitimiteti. Çdo gjë që bëmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë".

Sa i përket gjendjes ku ndodhen shqiptarët sot, ai hoqi një paralele e me tezat e Vaso Çubrilloviçit, shovinist serb.

"Ky arreston për ujë dhe drita 38 mijë shqiptarë. Pse e bën ky këtë? Mendon se nuk e di që nuk arrestohet tjetri për çështje civile? E di por e bën për dy asrye: Së pari për tu ngjallë frikë. Çubrilloviçi thotë: Për tua bërë jetën ferr së pari duhet tu mohojmë origjinën dhe tu vrasim krenarinë.

Njeriu i varfër krenarinë e ka të vështirë. Të finalizohet kjo strategji duhet domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë. Mosqënia e shqiptarëve është vetë deviza e kombit serb, thotë ai. Po çfarë ndodhi me ne këto vite? A nuk u detyruan shqiptarët të ikin masivisht?"

Ky takim zgjedhor vjen në kuadër të garës që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.

Sali Berisha ka përballë Ibsen Elezin.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat