Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ata që janë në pazare të fshehta me qeverinë, hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe

Shqipëria

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ata që janë në pazare të fshehta me qeverinë, hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:48
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti sharlatan dhe bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Alibeaj thotë se asnjë formë e vjetëruar e komunikimit nuk e fsheh dot përballjen me të vërtetën.

Sipas Alibeaj, deputetët e grupit parlamentar të PD-së nuk janë peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij,  duke shtuar se ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me Ramën, dhe që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence ndaj kësaj qeverie, hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe.

Alibeaj: Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe.

Ish-kryeministri Berisha në një dalje për mediat tha se Rama po bën një lojë të pisët me pseudo-opozitën për zgjedhjen e Presidentit.

Berisha: Kurrë nuk do të mund të varrosin votat e 40 mijë shqiptarëve të lirë, me asnjë lloj vendimi. Përpjekja për të groposur vullnetin e 40 mijë anëtarëve është e turpshme. Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës. Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat