Komandanti i forcave të SHBA në Europë viziton Tiranën, takim me Yuri Kim dhe marinsat që…

Shqipëria

Komandanti i forcave të SHBA në Europë viziton Tiranën, takim me Yuri Kim dhe marinsat që…

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:34
Foto nga takimi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim u takua në ambientet e ambasadës me gjeneralin Tod Wolters, Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se Wolters është takuar me marinsat që mbrojnë ambasadën e SHBA në vendin tonë.

“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.

Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat