Ballkani i Hapur/ Bamir Topi me rezerva: Rikujtoni vizitën e Macron në Serbi

Shqipëria

Ballkani i Hapur/ Bamir Topi me rezerva: Rikujtoni vizitën e Macron në Serbi

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:37
Bamir Topi

Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur rezervat e tij përsa i përket Ballkanit të Hapur.

Topi ka sjellë në kujtesë vizitën e Presidentit francez Macron në Beograd e më pas vizitën e kryeministrit Rama në Francë dhe ndre dyshime mbi zhvillimet.

“Askush nga politikanët apo studiuesit në Shqipëri nuk e kthen vëmendjet te vizita e Macron në Beograd. Mbasi u prit me madhëshi duke evokuar edhe miqësi tradicionale historike, patjetër që Presidenti francez u angazhua për hapjen e nje zyre politike në Beograd dhe pas asaj ftohet Edi Rama në Élysée dhe si të mos e kem unë një dyshim? 

Asnjë personalitet francez nuk ka ardhur në Shqipëri, ke plot personalitete nga SHBA e BE , nuk ju bën përshtypje kjo? 
Kur thua Ballkani i Hapur të gjithë duan të lëvizin të lirë por kur vjen puna tek problemi politik këtu gjërat pastaj ndryshojnë.
” – u shpreh ish-Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat