Grida Duma ftesë socialistëve: Dakordësoni emrin pa 20 firma, jo President që duhet të heqë kapelën para jush

Shqipëria

Grida Duma ftesë socialistëve: Dakordësoni emrin pa 20 firma, jo President që duhet të heqë kapelën para jush

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:35
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në fjalën e saj në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve akuzoi mazhorancën se është tallur me opozitën në tre raundet e para të parashikuara për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të vendit.

Duma madje i propozoi socialistëve që të heqin kushtin e mbledhjes së 20 firmave për të propozuar një emër, t’ja lënë opozitës zgjedhjen e kandidatit, sepse sipas saj, 20 firmat mund t’i mbledhë secili deputet, por qëllimi është të gjendet kandidatura konsensuale.

“Kjo është kthyer në teatër të madh. Ju zoti Balla e mbaruat fjalën duke thënë se ju si opozitë me spekulim të pastër mund të keni qasjen që përmes presidentit të mund të krijoni zgjedhje të parakohshme. Por e pranoj se qëllimin çdo sekondë e kemi që t’ua shkurtojmë jetën e mirë do bëjmë. Jetën politike se për politikë jemi mbledhur këtu.

Është etike të them që opozita e ka këtë qëllim e kështu duhet të ekzistojë.

Qëllimi juaj si pozitë të vendosni shkopinj e të përçani opozitën.

Ajo që thoni ju është tallje e madhe, thoni na sillni një herë një emër e nuk dihet nëse ne do e votojmë apo jo. Te emri konsensual ai negociohet nuk kërkohen 20 firma deputetësh, se 20 firma i ka cdo deputet që mund t’i mbledhë.

Kjo nuk është negociatë e dakordësi…president që duhet të heqë kapelen para jush.

Ju do e zgjidhni presidentin me 71 vota, ajo që do shohim ne, ka rëndësi që ai ka nisur e zgjidhet me votat e njërës palë, është i detyruar që t’ju përulet juve, zgjidhja do kishte qenë pa 20 firmat, me kushedi nuk është negociata, ju jeni tallur me ketë situatë.

Fakti që nuk merrni pjesë është të djegim raundet e këtyre e që e thoni kaq publikisht e thoni nuk morët pjesë se nuk përfaqësoheni apo përfaqësoheni. eshtë tallje e vetëdijshme.

Ka dhe një javë kohë, lërjani opozitës, dakordësoni emrin pa 20 firma”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat