“Mbyllë, na lërë të flasim”- Debati i ashpër për zgjedhjen e Presidentit! Gjata-Felajt: Mos më ndërprit!

Shqipëria

“Mbyllë, na lërë të flasim”- Debati i ashpër për zgjedhjen e Presidentit! Gjata-Felajt: Mos më ndërprit!

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Çlirim Gjata dhe nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj janë përplasur ashpër gjatë një debati për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në emisionin “Open” në News24, Felaj tha se opozita nuk ka sjellë emër kandidati, ndaj sipas saj ndodhi ngërçi në tre raundet e para.

Nga ana tjetër, Gjata i është kundërpërgjigjur ashpër teksa Felaj tentoi ta ndërpriste.

Debati:

Felaj: Formalisht Kuvendi I Shqipërisë është në rregull. Grupi parlamentar është ai që njihet. Ata përfaqësohen në Konferencën e Kryetarëve, edhe deputetë të tjerë janë përpjekur të hynë në negociatë. Ajo që ka ndodhur ka qenë mosdakordimi i opozitës për një emër kandidati.

Gjata: Mbylle, na le të flasim. Mos më ndërprit. Mbylle na le të flasim.

Felaj: Evito fjalën mbylle.

Gjata: Të mbështetesh te dy figura politike, ça përfshirje është këtu. Ai këtë e ka ditur që në krye të herës që do e zgjedhi vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat