Socialistët zgjodhën gjeneral Bajram Begaj kandidat për President, Paloka zbulon planin e demokratëve

Shqipëria

Socialistët zgjodhën gjeneral Bajram Begaj kandidat për President, Paloka zbulon planin e demokratëve

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:46
Edi Paloka

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me kanidaturën e gjeneral Bajram Begaj, të propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit të vendit.

Përmes një prononcimi të dhënë për News 24, Paloka theksoi se PD e ka të qartë pozicionin e vetë dhe nuk do të votojë pro asnjë kandidature të kryeministrit Rama.

Ai shtoi se deputetët demokratë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga socialistët.

“Qendrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat