Flamur Noka zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm, Bylykbashi me Boçin bëhen zëvendësat e Sali Berishës

Shqipëria

Flamur Noka zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm, Bylykbashi me Boçin bëhen zëvendësat e Sali Berishës

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në votimet e zhvilluara ditën e sotme në Këshillin Kombëtar. Ai ka marrë 157 vota përballë Arben Ristanit i cili mori vetëm 54 vota.

Një garë më e ngushtë ishte për postin e nënkryetarëve, të cilën e fituan deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Boçi mori 123 vota ndërsa Bylykbashi mori 107 vota.

Ndërkohë dy kandidatët e tjerë për postin e nënkryetarit ishin Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj të cilët morën respektivisht 92 dhe 73 vota.

“Keni ndjekur live votimin dhe numërimin. Ka qenë edhe më transparente se herën tjetër, pasi edhe renditja e votave për sekretariatet shfaqej në ekran” – tha Vokshi.

Sekretar Përgjithshëm

Flamur Noka 57 vota

Arben Ristani 54 vota

Nënkryetarët

Luçiano Boçi 123 vota

Oerd Bylykbashi 107 vota

Belind Këlliçi 92 vota

Agron Shehaj 73 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat