“Të kuvendojmë për sfidat e Atdheut”, zbardhet biseda e Bajram Begajt me ish-presidentët: Mund të gabosh më pak nëse …

Shqipëria

“Të kuvendojmë për sfidat e Atdheut”, zbardhet biseda e Bajram Begajt me ish-presidentët: Mund të gabosh më pak nëse …

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Para marrjes zyrtarisht të detyrës si kryetar i Shtetit, Bajram Begaj  ka nisur një tur takimesh me paraardhësit e tij. Presidenti I zgjedhur, zhvilloi sot një takim me ish Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi.

“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme.

Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak.

Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.” mësohet të jetë shprehur Begaj në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat