“Më vjen keq kur përdor atë gjuhë”/ Nora Malaj: Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ishte nxënëse absolute por…!

Shqipëria

“Më vjen keq kur përdor atë gjuhë”/ Nora Malaj: Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ishte nxënëse absolute por…!

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:09
Ish-Ministrja Nora Mala

Ish-Ministrja Nora Malaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Çenkuela Hasa në ‘News24’, ku ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale të nisur që nga mësimdhënia e deri në disa prej posteve më te larta politike.

Në një rikthim pas në vite, zonja Malaj ka zbuluar se ka qenë mësuesja e shumë figurave publike në Shqipëri duke ndaluar te ministrja Elisa Spiropali.

”Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ka qenë absolute, sidomos në letërsi. Me absolutizmin e saj ajo arriti të fitoj bursë, se për herë të parë u dhanë bursa, unë e përzgjodha, sigurisht por ishte meritë dhe e saj. Merrte pjesë në të gjitha Olimpiadat që mbaheshin.

Ndjehem mirë kur ajo është mirë, më vjen keq kur përdor atë gjuhën që nuk i shkon, për të cilën shpesh herë dhe kam reaguar”, është shprehur Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat