Apeli i Yuri Kim: Jeni në një moment kritik të historisë!

Shqipëria

Apeli i Yuri Kim: Jeni në një moment kritik të historisë!

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:16
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka bërë një apel, duke thënë se duhet të jenë shqiptarët ata që të vendosin nëse vendi do të zotërohet nga krimi, apo nga njerëzit  normal.

Në fund të konferencës së parë antikorrupsion, diplomatja e lartë amerikane tha se Shqipëria është në një moment kritik të historisë, ndaj sipas saj është momenti për të bërë zgjedhjen e duhur.

Duhet të vendosni tha Kim, nëse do ecni përpara apo do të ktheheni prapa.

“Jeni në një moment kritike të historisë tuaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët, apo do të jenë njerëzit normal që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona dhe për tu bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhjet e veçanta në mënyrë që t’ja dilni apo të do të krijoni një sistem ku të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ky është një çast i madh dhe unë besoj që ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç e keni bërë në çdo çast kritik”, tha ambasadorja Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat