“Besojnë tek Yuri Kim, se ajo do na...”, Manjani del me deklaratë

Shqipëria

“Besojnë tek Yuri Kim, se ajo do na...”, Manjani del me deklaratë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:31
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas një sonadazhi që është zhvilluar sëfundmi nga një media në lidhje me institucionet tek të cilat besojnë më shumë.

Nisur nga fakti që na vend të parë është ambasadorja Yuri Kim dhe më pas qeveria apo policia e ushtria, Manjani shkruan se shqiptarët besojnë më pak shërbimet publike që i paguajnë vetë sesa dajakun që i jep qeveria.

Postimi i plotë:

Institucionet e dajakut janë ato ku sot shqiptarët besojnë më shumë!!!!

"Druni ka dalë nga xhehneti";

"Kush të rreh të do";

"Kush të q* nënën i thirret babë",

Janë shprehje tipike tonat.

Ja që i tregon qartë fare edhe kjo matje e besimit të shqiptarëve në institicione...

Shumica besojnë te Yuri Kim, se ajo do na "rrahë" ata që ba rrahin këtu!!! Është e Amerikës ajo ka CIA,FBI, luftanje ... ehuuuu. T'thyn n'mes ajo...

****

Shqiptarët besojnë më pak shërbimet publike që i paguajnë vetë sesa dajakun që i jep qeveria.

Duket sikur i thonë qeverisë aman na hy n'dru pak më shpesh, pa lëri arsim shëndet e drejtësi!!!!

Le pastaj besimi tek institucionet e demokracisë! Dramë fare!

Media, shoqëria civile, partitë, opozita as i do njeri ti shohë me sy!

Se di po kam idenë që po hamë m* kot duke kërkuar liri, demokraci, drejtësi e shërbime!

Dmth gjykata që liron të arrestuarit pa ligj të policisë, besohet më pak sesa policia që i shemb në dru, u merr pronën e lirinë pa ligj.

Njerëzit duken të lumtur nga dajaku e qeverisë dhe veçanërisht me Yuri Kim.

Në fakt janë rehat edhe me partitë e udhëheqësit që janë. As që po kërkojnë diçka të re...

Ky sondazh i Euroneës dhe disa të tjerë të mëparshëm këtë tregon.

Image
Sondazhi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat