Protesta, Vokshi: Sot ditë e mirë për demokracinë, por e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij

Shqipëria

Protesta, Vokshi: Sot ditë e mirë për demokracinë, por e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:33
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar këtë të enjte përpara Kryeministrisë. Ajo u shpreh se dita e sotme është e mirë për demokracinë, por jo për Kryeministrin Edi Rama.

“Të dashur qytetarë nga e gjithë Shqipëria kam qenë në shumë protesta, por kjo është me e madhërishmja dhe më emocionuesja.  Sot është një ditë e mirë për demokracinë.

Sot është një ditë e keqe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Është dita që ti themi Ramës, nuk na gënjen dot, nuk na blen dot, nuk na tremb dot, largohu. Sot nisim një rrugë vetëm me një drejtim”, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat