Zbardhen detaje të reja nga skandali me majorin shqiptar që punonte në shtëpi bari në Holandë, Ministria e Mbrojtjes firmos shkarkimin e tij!

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga skandali me majorin shqiptar që punonte në shtëpi bari në Holandë, Ministria e Mbrojtjes firmos shkarkimin e tij!

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:23
Ermal Dinoshi

Një major shqiptar, pjesë e Forcave të Armatosura i identifikuar si Ermal Dinoshi është shkarkuar me urgjencë nga detyra e tij në një bazë te NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës.

Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes thanë për ‘News24’ se majori me detyrë në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Brunssum të Holandës përveç detyrave të përditshme në bazën ushtarake të Aleancës pasi hiqte uniformën pas orarit zyrtar ushtronte një aktivitet tjetër.

Majori Dinoshi me detyrë specialist stërvitje në FASH është ndaluar pasi punonte në një shtëpi bari.

Pasi ushtaraku shqiptar është ndaluar nga autoritetet holandeze, urdhri për shkarkimin e tij të menjëhershëm është firmosur në Atdhe ku majori pritet të mbërrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat