Shqipëria në kolaps pas bllokimit të shërbimeve online, reagon Kryeministria

Shqipëria

Shqipëria në kolaps pas bllokimit të shërbimeve online, reagon Kryeministria

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Kryeministria ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike dhe faqeve qeveritare në Shqipëri. Sipas njoftimit të bëra nga zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Një sulm i kësaj natyre sipas qeverisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Njoftim për Mediat:

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat