Selenicë/Flet vajza që dyshohet se është përdhunuar: Më kërcënoi me thikë në fyt

Shqipëria

Selenicë/Flet vajza që dyshohet se është përdhunuar: Më kërcënoi me thikë në fyt

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi grabitjen me armën ditën e djeshme në Selenicë dhe një dyshimi të policisë nisur dhe nga denoncimi i nënës se autori ka dhunuar seksualisht me të dhe vajzat e mitura.

Policia dyshon se njëra prej vajzave të mitura është përdhunuar.

E frikësuar, vajza tregon se si ka ndodhur ngjarja në kasollen e bagëtive ku autori dyshohet ta ketë përdhunuar.

"Më tërhoqi nga bluzja dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Jam shumë e trembur. Policisë ia tregova të gjithë të vërtetën që ka ndodhur. Më ka kërcënuar më pas duke më vendosur thikën në fyt," thotë ajo.

Vajza shprehet se është falenderuese ndaj forcave të Policisë së Shtetit dhe shpreson që autori të marrë dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat