Nën kërcënimin e armës, grabitësi përdhunon të miturën në Vlorë

Shqipëria

Nën kërcënimin e armës, grabitësi përdhunon të miturën në Vlorë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka ndaluar një person që dyshohet se nën kërcënimin e armës së gjahut ka përdhunuar një minorene me aftësi ndryshe.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë të veçuar në fshatin Brataj, ku i arrestuari mendohet se ka grabitur familjen në fjalë dhe më pas ka përdhunuar vajzën.

Për ngjarjen është lajmëruar fillimisht kryeplaku i fshatit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.Familjarët kanë arritur të njohin dhe identifikojnë dhunuesin, pasi një ditë më parë ai u kishte blerë një viç së bashku me një kasap, raporton A2.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet do të jenë ato që do të zbardhin të vërtetën e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat