Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: Luftë e ashpër mes bandave, pse po sulmohet Ervis Martinaj

Shqipëria

Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: Luftë e ashpër mes bandave, pse po sulmohet Ervis Martinaj

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 13:59
Artan Hoxha

Atentati mafioz ku mbetën të vrarë Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, ka tronditur vendin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live”, tha se në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mes organizatave kriminale ndërsa masakra e djeshme sipas tij djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” 

Ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ai po sulmohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018.

“Ajo që ndodhi dje në Fushë Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë Krujës ishin tepër profesionistë.

“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat