Borrell: Negociatat arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë, kemi nevojë për ju

Shqipëria

Borrell: Negociatat arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë, kemi nevojë për ju

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:31
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

Borrell: Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të lartë dhe ky çmim i lartë ëshët që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta

“Bashkëpunimi që keni në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe e dimë që kjo vjen e një çmim të lartë. Ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE dhe ky nuk është vetëm një këndvështrim politik. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona janë në bazë të vlerave dhe parimeve që kemi. Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta. E dimë se sa e vështirë ka qenë që ju të përballeni me pasojat e luftës për çmimet dhe për shkak të luftës. Javën e kaluar pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik me të gjithë Ballkanin Perëndimor veçanërisht ata që janë afër nesh sa I përket politikës së jashtme. Shqipëria ke qenë edhe në një marrëdhënie të kompleksuar lidhur me dialogun Prishtinë -Beograd, por gjithashtu ka qenë edhe një fqinjësi e mirë. Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE, bashkë do të jemi më të fortë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat