Charles Michel uron Begajn: Pas hapjes së negociatave jemi në një moment emocionues

Shqipëria

Charles Michel uron Begajn: Pas hapjes së negociatave jemi në një moment emocionues

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 10:25
Charles Michel

President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë.

Michel shprehet se hapja e negociatave ka shënuar një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Presidenti i KiE thekson se mezi presin që të ndërtojnë një të ardhme të përbashët.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.

Bajram Begaj do të betohet sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend si president i ri i Republikës. Ilir Meta do t’i dorëzojë atij detyrën në një ceremoni shtetërore në Presidencë në orën 19:00. Begaj u zgjodh kryetar i ri i shtetit si propozim i socialistëve me 78 vota pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat