“Hakerat kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë”, reagon Rama: Spekulim

Shqipëria

“Hakerat kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë”, reagon Rama: Spekulim

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon për lajmet e fundit që kanë qarkulluar në disa media ku thuhet se hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm.

Spekullime i ka quajtur Rama.

“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di!

Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat