​Bajram Begaj betohet si president i ri i Shqipërisë: Do të jem shërbëtor i popullit tim

Shqipëria

​Bajram Begaj betohet si president i ri i Shqipërisë: Do të jem shërbëtor i popullit tim

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:10 Përditësuar në ora: 19:56 më 24.07.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

​Bajram Begaj mban fjalën si president: Do të jem shërbëtor i popullit tim

Në një ceremoni solemne në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë sonte është bërë edhe zyrtarisht dorëzim-pranimi i detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj.

Me këtë rast kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha i ka dorëzuar Kushtetutën presidentit të ri Bajram Begaj, një gjest ky simbolik në ceremoninë inauguruese.

Presidenti Begaj në fjalimin e tij tha se gjatë mandatit në krye të shtetit do të punojnë për bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike në vend, si dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që ata gjenden.

“Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar, për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe kudo që ata jetojnë. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Institucionet kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e vendit, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike, pasi vetëm kështu na mundëson të arrijmë objektivat tona kombëtare”, ka thënë presidenti Begaj.

Begaj ka thënë se siguria do të jetë një nga çështjet kryesore në mandatin e tij pesëvjeçar si president, si dhe forcimin e demokracisë në vend.

“Vendi ka nevojë për politika që rrisin besimin në drejtësie, ekonomi, shëndetësi, arsim. Të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Pak para nisjes së ceremonisë, presidenti Begaj zhvilloi një takim me paraardhësin e tij në detyrë Ilir Meta, i cili ia dorëzojë “çelësat” e Presidencës kreut të ri të shtetit.

Nis ceremonia e dorëzimit të detyrës së Ilir Metës

Nis ceremonia e dorëzimit të detyrës së Ilir Metës.

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar detyrën e kreut të shtetit pasardhësit të tij në këtë detyrë Bajram Begaj.

Të dy presidentët dolën nga institucioni i kreut të shtetit duke ecur drejt bulevardit për të nderuar himnin kombëtar.

Presidenti i ri shqiptar: E respektoj qeverinë dhe opozitën, por të shihet bashkëpunimi para konfliktit

Presidenti i ri i shqiptar, Bajram Begaj, pas betimit u shpreh se Shqipëria evropiane është ajo e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemailit e Fan Nolit.

Në fjalën e tij, ai tha se e njeh punën e qeverisë, por përpjekja edhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim.

Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit”, është shprehur Begaj.

Tutje, ai përmendi edhe luftën në Ukrainë nga agresioni rus, ku tha se periudha që po jetojnë njerëzit tani është ndër më të vështirat.

As ne nuk jemi të përjashtuar nga pasojat e saj, prandaj jemi rreshtuar me aleatët”, tha Begaj.

​Begaj në Kuvend: Do të insistoj në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike

Bajram Begaj në fjalimin e tij të parë në Kuvend pas betimit si president i tetë i Shqipërisë, tha se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar do të përmbushë detyrën e tij sipas normave të Kushtetutës, por nuk do të qëndrojë neutral.

Ai ka thënë se pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

Begaj: Shqipëria evropiane sot premtim, nesër realitet

“Trashëgimia e mëhershme e dilemave e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tash së shkuarës. Shqipëria evropiane sot premtim dhe nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar dhe testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes... Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë, dhe e mbështesë opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo realizon, por dëshiroja që asnjëherë të mos shihej konflikti përpara bashkëpunimit”, tha Begaj.

Ai ka theksuar tha se marrja e kësaj detyre vjen në një moment të rëndësishëm historik.

Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët u rreshtuan në anën e duhur përkrah aleatëve

Pas pandemisë agresioni rus një sulm i paprovokuar ndaj popullit të Ukrainës e ka futur botën në një tjerë krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhoi lufta. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saja, as Shqipëria dhe shqiptarët të cilët janë rreshtuar në anën e duhur përkrah aleatëve. Të kemi ndjenjën e përgjegjësie dhe të respektojmë vendimet e organeve kompetente dhe të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Vetëm kështu interpretojmë qartë shpresat e qytetarëve tanë, të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vjetësh”, ka thënë Begaj.

Ai tha se do të përmbushë detyrën e tij sipas normave të Kushtetutës, por nuk do të qëndrojë neutral që bie ndesh.

Begaj: Do të insistoj në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike

“Do të insistoj në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjë herë një shërbyes i mirë... Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës për të garantuar të drejtat e lirive të njeriut sikurse e meritojnë qytetarët, të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbur dhe atyre që me shumë mund deri më tash i kemi ndërtuar”, ka thënë Begaj.

Ndryshe, në ceremoninë e betimin nuk mori pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, por që morën pjesë një pjesë e deputetëve të tjerë të kësaj partie.

Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri Bajram Begaj.

Begaj ulet në karrigen e kreut të Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi Parlamenti e votoi atë në qershor me 78 vota pro.

Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisut, që ai e cilësoi një sukses.

Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Edhe karriera e tij në ushtri lidhet në pjesën më të madhe me profesionin e mjekut. Para se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vitin 2020, për një periudhë trevjeçare ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

--------------------

Bajram Begaj ka dhënë betimin sot në Kuvend si presidenti i tetë me radhë i Shqipërisë.

Begaj, sipas procedurës bëri betimin me dorë mbi Kushtetutë. Ai nis detyrën pas bërjes së betimit.

U betua në Kuvend, Bajram Begaj flet për herë të parë si President

Bajram Begaj ka folur për herë të parë si President në Kuvendin e Shqipërisë pas betimit përballë deputetëve.

Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

Është nder për mua që t’i drejtohem Kuvendit si President. Faleminderit për besimin. Më rëndon përfaqësia e unitetit kombëtar dhe aspiratave të qytetarëve. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria Europiane, sot premtim, nesër realitet, është testamenti i historisë dhe bekimi i së ardhmes. Jemi ulur në tryezën e dialogur për të prodhuar denjësinë si shtet. Unë e njoh, e mbështes dhe respektoj punën e qeverisë. E njoh, e mbështes opozitën dhe vlerat. Por do të doja të mos kishte konflikt para bashkëpunimit. Do kryej mision mbi palët, por nuk do qëndroj neoutral ndaj asnjërit që vendos interesat personale para kombit tonë. ” u shpreh fillimisht Begaj.

Bajram Begaj u betua si President, OSBE: Presim bashkëpunim të ngushtë

Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka uruar presidentin e Republikës, Bajram Begaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Shtetit.

Begaj bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë teksa pak minuta më parë bëri betimin në Kuvend.

Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si President i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë.” thuhet në mesazhin e urimit.

​Bajram Begaj betohet si president i ri i Shqipërisë

Bajram Begaj ka dhënë betimin sot në Kuvend si presidenti i tetë me radhë i Shqipërisë.

Begaj, sipas procedurës bëri betimin me dorë mbi Kushtetutë. Ai nis detyrën pas bërjes së betimit.

Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri Bajram Begaj.

Begaj ulet në karrigen e kreut të Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi Parlamenti e votoi atë në qershor me 78 vota pro.

Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisut, që ai e cilësoi një sukses.

Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Edhe karriera e tij në ushtri lidhet në pjesën më të madhe me profesionin e mjekut. Para se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vitin 2020, për një periudhë trevjeçare ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat