Ekstradohet nga Britania e Madhe vrasësi i priftit nga Puka, kush është i shumëkërkuari shqiptar me 3 emra!

Shqipëria

Ekstradohet nga Britania e Madhe vrasësi i priftit nga Puka, kush është i shumëkërkuari shqiptar me 3 emra!

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 16:14
Lekë Prendi

Është ekstraduar nga Britania e Madhe, 42-vjeçari Lekë Prendi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e priftit, Gjovalin Prendi gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës 22 vite më parë.

Lekë Prendi, i njohur edhe me ermat Aleks Kola dhe Nikolin Pacani, është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 21 vjet burgim.

“U bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit: Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”,”– njofton Interpol Tirana.

Grabitja fatale

Lekë Prendi pas vrasjes së priftit ishte larguar drejt Britanisë she pretendonte se ishte refugjat me emrin kosovar Aleks Koka. Këtë emër ai e përdorte edhe kur u arrestuar nga policia britanike në korrik 2013.

Ai u identifikua përmes gjurmëve të gishtërinjve si vrasësi i priftit Gjovalin Prendi në 10 prill 2000 gjatë një grabitje të armatosur rreth orës 23:00 të një autobusi të mbushur me 22 klerikë në Pukë.

Lekë Prendi ishte pjesë e një bande prej 5 grabitësish të maskuar, të cilët i bënë pritë autobusit me klerikë për t’i grabitur. Por arma e 42-vjeçarit u shpreh aksidentalisht duke vrarë priftin.

Ai i shpëtoi arrestimit dhe në dhjetor 2000 u dënua me 21 vite burg në mungesë për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.

 “S’jam personi që kërkoni”

Në vitin 2014, Gjykata e Magjistraturës në Westminster vendosi që ai të ekstradohej. Por në qershor 2015, Gjykata e Lartë bllokoi ekstradimin e tij.

Kjo për shkak se Lekë Prendi në dosjen e Interpolit rezultonte të ishte1.68 cm. Ndërsa i arrestuari në Britani ishte 1.78 cm, pra 10 cm më i gjatë.

Riarrestimi i tij

Prendi u vendos në pranga sërish pasi autoritetet shqiptare lëshuan një urdhër arresti të ri pasi siguruan më shumë prova të gjurmëve të gishtërinjve nga Italia, ku ai kishte përdorur edhe emrin Nikolin Pacini.

Pas një seance të dytë në Westminster, gjyqtari Tan Ikram vendosi që Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishin i njëjti person dhe ai duhet të ekstradohej.

“Unë konstatoj se Aleks Kola është Lekë Prendi, personi në kërkim”,tha gjykatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat