A do të takoheni me Sali Berishën? Ilir Meta flet pas ndryshimit të emrit të LSI

Shqipëria

A do të takoheni me Sali Berishën? Ilir Meta flet pas ndryshimit të emrit të LSI

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 20:46
Ish-presidenti Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur në përfundim të konventës së LSI e cila nga sot do të quhet Partia e Lirisë.

Meta u shpreh se LSI e kreu misionin e saj. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të takohet në vijim me Sali Berishën por zgjodhi të mos japë përgjigje konkrete duke theksuar nga sot nis puna për të përmbyllur konventën e ardhshme.

“Sovraniteti i qytetarëve dhe interesave më të larta të vendit dhe shtetit. Mbizotëron liria dhe sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e krye misionin e saj. Tani është liria dhe referendumi që do qëndrojë si shpata mbi këtë klasë politike për të çuar para procesin e integrimit.

Nga sot nis puna. Çdo ditë pa ndërprerje. Në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme që do të jetë një mesazh i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve dhe intelektualëve në mbrojtje të atdheut të tyre”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat