“Kjo është shumë e shëmtuar”, Andoni plas deklaratën e fortë për Metën

Shqipëria

“Kjo është shumë e shëmtuar”, Andoni plas deklaratën e fortë për Metën

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:57
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni në një intervistë për emisionin ‘Shqip’ foli në lidhje me të ardhëm e ish-presidentit Ilir Meta.

Andoni ndërrimi i Ilir Metës me Kryemadhin në krye të LSI-së nuk ishte zgjidhja e duhur. Sipas tij është e shëmtuar që të bësh rrokadë për herë të tretë.

“Mendoj që Meta duhet të kishte një periudhë reflektimi pas Presidencës. Vjen nga një Presidencë me shumë probleme, por edhe me disa komente pozitive përsa i përket pjesës së dekreteve. Megjithatë la shumë për të dëshiruar përsa i përket gjuhës së komunikimit dhe mesazheve që përcolli. Duhet të kishte marrë pak oksigjen pas lënies së detyrës.

Kemi dalë me dy shpëtimtarë: Atdheu në rrezik nga Berisha dhe nga ana tjetër LSI. Megjithatë mendoj që LSI është një aset që Meta nuk do e lëri në duart e së shoqes dhe nuk duhet ta lëri por është shumë e shëmtuar të bësh rrokadë për herë të tretë”, u shpreh Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat