“Mund të kisha rënë në burg”/ Arian Çani rrëfen për herë të parë zgjedhjen e vështirë

Shqipëria

“Mund të kisha rënë në burg”/ Arian Çani rrëfen për herë të parë zgjedhjen e vështirë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:30
Arian Çani

Gazetari dhe moderatori Arian Çani rrëfeu mbrëmjen e djeshme se si ai zgjodhi të bëhej gazetar dhe çfarë e ka shtyrë drejt medias.

“Me dy fjalë unë deri në moshën kur mbarova shkollën e lartë kam mbaruar për frëngjisht dhe gjëja e parë që doja ishte të shkoja në Francë dhe të mësoja gjuhën e rrugës. Doja të mësoja mënyrën e të folurit jo në ambiente akademike dhe atje kuptova se nëse kisha një pasion ajo ishte gjuha, të cilën e kam dashuruar.

Doja thjesht të flisja, kam qenë llapaqen i paparë që i vogël  dhe vajtja ime në Francë ishte kur të gjithë e kanë pasur të vështirë të shkonin. Vonë e kam kuptuar se kisha dy opsione ose të shkoja në Francë të mësoja gjuhën ose të futesha doganier në Gjirokastër dhe unë në atë kohë zgjodha gazetarinë dhe pse doganier tani mund të kisha shumë para, por mund të kisha rënë dhe në burg. Megjithëse këtu nuk bie në burg për vjedhje.

Franca ka qenë një shkollë e madhe për mua, kam mësuar komunikimin, median. Ata kanë gazeta shumë të mira. Jeta në një vend tjetër është një shkollë më vete”., rrëfeu Arian Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat