Snajper në makinë! Zbulohet lloji i rrallë i fishekëve që iu gjetën në banesë ish-efektivit të RENEA-s

Shqipëria

Snajper në makinë! Zbulohet lloji i rrallë i fishekëve që iu gjetën në banesë ish-efektivit të RENEA-s

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:03
Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada

Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada u arrestua ditën e sotme nga policia pasi u kap me një armë zjarri, snajper në automjet.

Sipas News 24 në banesën e tij janë gjetur fishekë të kalibirit 10mm që përdoren për llojin e armës pistoletë “Glock 20”.

Këto fishekë përdoren dhe i kanë në dispozicion vetëm forcat speciale. Ato mund të gjenden shumë rrallë në tregun e zi, pasi janë fishekë që kur bien në kontakt me trupin e njeriut ai hapet në disa pjesë dhe ngec në organet jetësore dhe ka probabilitet më të lartë të vdekjes.

Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin ish-efektivin e RENEA-s dhe pasagjer Elton Hithin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat