Meta: Revolucioni antikorrupsion do vijojë deri në rivendosjen e llogaridhënies

Shqipëria

Meta: Revolucioni antikorrupsion do vijojë deri në rivendosjen e llogaridhënies

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 19:50
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar edhe njëherë se forca e tij politike, po bëhet gati për “stinën më të nxehtë të denoncimeve”.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se ndërkohë që qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet dhe falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.

Sipas tij, revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e llogaridhënies dhe ndëshkimit.

Postimi i Ilir Metës:

Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve.

Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.

Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat