Bllokohet rruga për rreth një orë në mes të Tiranës nga rrëzimi i disa degëve të një peme!

Shqipëria

Bllokohet rruga për rreth një orë në mes të Tiranës nga rrëzimi i disa degëve të një peme!

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Disa degë peme janë rrëzuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kryqëzimit të rrugës Njazi Meka me rrugën e Dibrës.

Si pasojë e rrëzimit të degëve janë dëmtuar disa tjegulla në banesën që ndodhej aty pranë, ndërkohë që rruga ka mbetur e bllokuar për 45 minuta, duke krijuar trafik në zonë.

Mësohet se banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendgjarje.

Pas 45 minutash forcat zjarrfikëse kanë arritur të largojnë degët e pemës nga rruga duke liruar hapësirën.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka rrethuar perimetrin në mënyrë që mos ketë incidente në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat