Efektivi përplasi për vdekje 7-vjeçaren me skaf/ Deputeti i PD-së: Isha dëshmitar i një tmerri!

Shqipëria

Efektivi përplasi për vdekje 7-vjeçaren me skaf/ Deputeti i PD-së: Isha dëshmitar i një tmerri!

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:37
Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një oficer policie përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në brigjet e Himarës.

Çollaku me anë të një postimi në Facebook, thotë se ishte dëshmitar i një tmerri. Sipas tij, fjalët ngushëlluese dhe shkarkimet nga institucionet shtetërore të autorit Arjan Tase, nuk mjaftojnë për tragjedinë e sotme.

Deputeti demokrat thotë se përgjigjia e shtetit sot duhet të jetë ndalimi i përdorimit të këtyre skafeve të luksit në brigjet e detit.

Postimi i Kreshnik Çollakut:

Vetëm 20 metra larg vendit ku ndodhesha unë sot jam dëshmitar i një tmerri në brigjet e Himarës në Potam. Fjalet ngushelluese,keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi.

Pergjigjia e shtetit sot duhet te jete ndalimi i menjehershem i perdorimit te ketyre skafeve lluksi ne brigjet e detit mbi koken e pushuesve.  Kjo per sot. Neser duhet te kuptojme se si eshte e mundur qe nje mjet te tille detar lluksi ta posedoje nje oficer i thjeshte policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat