Blendi Fevziu flet hapur dhe tregon me çfarë u përball gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë

Shqipëria

Blendi Fevziu flet hapur dhe tregon me çfarë u përball gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:17
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh sot në një intervistë televizive se mungesa e sigurisë, abuzimi me çmimet dhe tendenca e disa njerëzve me para për t’i bërë karshillëk pushuesve të thjeshtë ka çuar në zbrazjen e plazheve të Jugut.

Fevziu si frekuentues i rregullt i Jugut theksoi se asnjëherë nuk e kishte parë këtë plazh më të zbrazët.

Sipas Fevziut, arroganca e disa njerëzve dhe fakti që hotelet në Jug kanë nisur të heqin dorë nga klientela e zakonshme, duke u përshtatur për këtë lloj kategorie pushuesish ka çuar në braktisjen e jugut.

“Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banale, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie, marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri. Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha Fevziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat