Konflikte pas divorcit, ish-burri tenton t’i marrë pa leje vajzën, gruaja kërkon ndihmën e policisë

Shqipëria

Konflikte pas divorcit, ish-burri tenton t’i marrë pa leje vajzën, gruaja kërkon ndihmën e policisë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Të shumta janë rastet kur çiftet pas divorcit përfshirën në konflikte të ashpra. E tillë është dhe situata për një rast në Gjirokastër.

Një 34-vjeçar është futur në telashe me policinë, pasi ish-gruaja e tij, e ka kallëzuar në Komisariat se ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat