Vizita në Ukrainë/ Veliaj takon kryebashkiakun Vitali Klitschko: E udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira!

Shqipëria

Vizita në Ukrainë/ Veliaj takon kryebashkiakun Vitali Klitschko: E udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira!

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:05
Foto nga takimi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Ukrainë është takuar me homologun Vitali Klitschko.

Veliaj ka publikuar një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shkruan se Klitschko e udhëhoqi qytetin e Kievit në kohët më të vështira.

“Më vjen mirë që Kievi po i rikthehet normalitetit pas sulmeve të ashpra të Rusisë, teksa lufta vazhdon ende në qytetin motër të Kharkivit dhe në zona të tjera të Ukrainës.

Miku im Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Si dikur kur ishte boksier, një kampion i vërtetë në çdo ring”, nënvizon Veliaj.

Më herët, Veliaj zhvilloi një takim dhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Kryebashkiaku Veliaj i shprehu angazhimin Presidentit Zelenski se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien e Ukrainës si pasojë e luftës.

Nga ana e tij, Zelenski i shprehu mirënjohjen Veliajt për mbështetjen që  Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat