“Çfarë ke që sheh”/ Zbardhet dëshmia në gjykatë e 18-vjeçarit që u përfshi në sherrin ku u vra Madrit

Shqipëria

“Çfarë ke që sheh”/ Zbardhet dëshmia në gjykatë e 18-vjeçarit që u përfshi në sherrin ku u vra Madrit

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Panorama.al ka siguruar dëshminë e 18-vjeçarit Ejden Dino i cili u arrestua dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin në Elbasan ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku. Gjykata caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për të riun.

Mësohet se Ejden Dino ka dhënë të njëjtën dëshmi përpara togave të zeza ashtu si në polici. Sipas dëshmisë, ai sëbashku me dy të rinjtë e tjerë, Horgito Peqinin (autori i vrasjes) dhe Klaudjan Sallufin kishin konsumuar drogë dhe kishin dalë të armatosur.

Ata kanë qënë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis.

Në konflikt e sipër 18-vjeçari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndonëse para gjykatës i riu Ejden Dino ka pohuar se ka qenë nën efektin e drogës gjykata vendosi ta lërë atë në burg si bashkëpunëtor dhe ndihmues në krim. I riu

Ejden Dino u arrestuar dy ditë më parë pranë banesës sa tij teksa ishte duke dërguar mjetin prerës thikë që kishte me vete, ndersa për dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe 33 vjecarin Klaudjan Sallufi nuk dihet  ende asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat