Nuk kishin dokumente, bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil dhe Llaman!

Shqipëria

Nuk kishin dokumente, bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil dhe Llaman!

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Dy automjete lundruese janë bllokuar nga policia në plazhet e Ksamilit dhe Llamanit. Një gomone është bllokuar në Ksamil, pasi rezultonte pa dokumentet përkatëse.

Ndërsa një mjet lundrues tip skaf, është bllokuar në Llaman, sërish pa dokumentet përkatëse.

Sipas policisë së Vlorës, dy drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Bllokohen 2 mjete lundruese, në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit. Ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë të rinj, secili prej drejtuesve të mjeteve lundruese.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin K. P., banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P, banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, të dy drejtuesit e mjeteve lundruese, shtetasit K. P dhe R. P, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, për mungesë dokumentacioni (në bord).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat