Rusët hodhën lëndë kimike mbi ushtarët shqiptarë/ Rrëfehen dëshmitarët: Prej dy ditësh vinin vërdallë dhe…

Shqipëria

Rusët hodhën lëndë kimike mbi ushtarët shqiptarë/ Rrëfehen dëshmitarët: Prej dy ditësh vinin vërdallë dhe…

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 07:29
Ushtarët e plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin nga tre rusë në uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar.

Sipas News24, këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Dëshmitarët okularë thanë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.

Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat