Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, shpëtohen 4 turistët gjermanë

Shqipëria

Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, shpëtohen 4 turistët gjermanë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Katër turistët që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, janë nxjerrë nga autoritetet.

Policia njofton se 4 turistëve gjermanë u është ofruar ndihmë mjekësore, ku aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore” – thuhet në njoftimin e policisë.

Turistët gjermanë mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve të shiut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat