Publikohet fotoja/ Ky është personi që u vra me armë pas mesnate

Shqipëria

Publikohet fotoja/ Ky është personi që u vra me armë pas mesnate

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:29
Besim Zeneli

Në mesnatë pranë autostradës në Laç, teksa ishte në dyqanin e tij të fruta-perimeve, u plagos me armë zjarri Besim Zeneli, 60-vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dy plumba, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes.

I plagosuri po punonte në dyqanin e tij në autostradën Laç-Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Dy vëllezërit e të plagosurit janë persona të njohur për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat