“Kur Luiza kërkonte mbështetje, ju bënit veshin shurdh”/ Paloka “shpërthen” ndaj qeverisë

Shqipëria

“Kur Luiza kërkonte mbështetje, ju bënit veshin shurdh”/ Paloka “shpërthen” ndaj qeverisë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:46
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për ceremoninë e organizuar ditën e sotme për atleten Luiza Gega. Përmes një postimi në Facebook, Paloka ka kritikuar qeverinë se me milionat e lekëve që shpenzoi për organizimin, mund t’i merrte vetë atletja.

Ndërkohë Paloka kujton kohën kur Luiza Gega kërkonte mbështetje nga shteti, ndërsa qeveria bënte veshin shurdh.

Sipas demokratit, tashmë qeveria i është sulur nga prapa atletes për të marrë çfarë të munden nga sakrificat dhe suksesi i saj.

Postimi i Edi Palokës në Facebook:

Duhet zotesi dhe per tu bere kaq i peshtire e i neveritshem ! Jashte imagjinate…!!! Deri sa Luiza klithte per te marre pak mbeshtetje nga shteti, benin veshin shurdh te gjithe palacot. Sot jane sulur te marrin cfare te munden nga sakrificat dhe suksesi i saj!  Kane hedhur miliona sot, jo per Luizen, po per shfaqjen e tyre. Te pakten keto miliona qe keni harxhuar per shoë, t’ja kishit dhene asaj, Luizes. Nga taksat tona jane dhe ne do pranonim me shume deshire qe ti merrte Luiza, po ju prape futet fecken tuaj te ndyre! Ptuuu race e qelbur !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat