Policia e Tiranës aksion blic, u bën testin e alkoolit shoferëve të mjeteve të transportit publik!

Shqipëria

Policia e Tiranës aksion blic, u bën testin e alkoolit shoferëve të mjeteve të transportit publik!

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion blic.

Aja ka bërë kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.

Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat