Dosja për dy shtetasit rus dhe ukrainas, kërkohet ‘arrest me burg’

Shqipëria

Dosja për dy shtetasit rus dhe ukrainas, kërkohet ‘arrest me burg’

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Dosja për dy shtetasit rus dhe ukrainasin të dyshuar për spiunazh është dërguar në gjykatë.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për Euronews Albania bëjnë me dije se është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 3 shtetasit e huaj.

Nesër në Gjykatën e Elbasanit pritet të zhvillohet seanca ku do të jepet masa për të arrestuarit.

Dy shtetas rus dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në depon e armëve në Gramsh. Ata lënduan dy ushtarë që po ruanin zonën duke përdorur spray neuro-paralizues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat