Rezerva valutore e Shqipërisë u rrit në 4.9 miliardë euro

Shqipëria

Rezerva valutore e Shqipërisë u rrit në 4.9 miliardë euro

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në mesin e këtij viti, rezerva valutore e Shqipërisë arriti vlerën e 4.9 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vlera e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar afërsisht 7.7 herë vlerën mujore të importeve, mbështetur në vlerën mesatare të importeve për 7-mujorin 2022.

Sipas BSH-së, një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.

BSH-ja bën të ditur se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe i gatshëm të financojë nevojat e tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat