Kurba nga varianti ba5 i Covid në rënie, në Tiranë 40% e të infektuarve

Shqipëria

Kurba nga varianti ba5 i Covid në rënie, në Tiranë 40% e të infektuarve

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Prej rreth tre javësh kurba e të infektuarve me koronavirus ka pësuar rënie. Me rreth 3500 persona pozitiv në të gjithë vendin ajo ka arritur thuajse në nivelin e fillimit të korrikut.  Afro 40% e të prekurve nga Covid  ndodhen në Tiranë.  Për numrin e të infektuarve kryeqyteti ndiqet nga Fieri dhe bashkitë   e zonave bregdetare si Vlora dhe Durrësi.

Ulja e numrit të të infektuarve është shoqëruar dhe me ulje të  personave që kanë nevojë për trajtim në spital.

Aktualisht në Covid tre ndodhen 22 të shtruar.  Pacientët janë nga gjashtë qarqe të vendit, Tirana, Elbasani,  Berati, Fieri,  Vlora dhe Korça. Asnjë prej tyre nuk ndodhet në terapi intensive.

Me gjithë përmirësimin e situatës  specialistët e shëndetit publik  i druhen  shfaqjes së mutacioneve të reja të Covid në vjeshtë. 

Arsye kjo që ata vijojnë të këshillojnë vaksinimin  si   mënyra për të shmangur format e rënda të sëmundjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat