Tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, nesër jepet masa për 3 “spiunët”, akuzat e Prokurorisë

Shqipëria

Tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, nesër jepet masa për 3 “spiunët”, akuzat e Prokurorisë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Tre shtetasit e huaj që tentuan të hyjnë fshehurazi në Uzinë e Përpunimit të Armëve në Gramsh pasditen e së dielës, dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov, do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

Burime për Abc bëjnë me dije se ditën e sotme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

Kjo e fundit është ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.

Kujtojmë që ditën e diel tre shtetasit e huaj kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ndërsa janë pikasur nga dy ushtarakët shqiptarë që kanë qenë në krye të detyrës, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka.

Në momentin që ushtarakët shqiptarë janë afruar dhe ju kanë kërkuar që të largohen, ata janë sulmuar nga shtetasit e huaj, të cilët kanë përdorur sprije.

Pas këtij momenti dy ushtarakët shqiptarë janë dërguar në Spitalin e Traumës ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa tre shtetasit e huaj janë ndaluar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat